Alban Krasniqi, kandidat i VV-së për kryrtar të Malishevës, mbrëmë ka pasur një takim me banorët e fshatit Llazicë, ku kanë diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi në profilin e tij zyrtar në Facebook, përveç prezantimin të prioriteteve, ka bërë me dije se edhe këtu si në çdo fshat tjetër kanë parë motivin e madh te qytetarët se fitorja VV-së në Malishevë është e padiskutueshme.

“Edhe këtu si në çdo fshat tjetër pamë motivin e madh për ndryshim dhe kuptuam që fitorja është e padiskutueshme! Me njerëz si Bajrami fitorja është e padiskutueshme!”, shkruan Krasniqi.

Ja postimi i Krasniqit:

Mbrëmë, në takim miqësor dhe tejet frymëzues me një pjesë të aktivistëve dhe mbështetësve tanë nga fshati Llazicë ku diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe për projektet të cilat pas fitores së 17 Tetorit do të realizohen nga qeverisja jonë.

Siç kemi thënë edhe më parë në takimet tona me banorë të Llazicës prioritetet tona për fshatin Llazicë do të jenë:

– Parku “Pishat e Llazicës”.

– Ujësjellësi, furnizim me ujë të pijes 24h pa ndërprerë.

– Lidhja e kanalizimeve përmes impianteve.

– Rregullimi i energjisë elektrike.

– Rregullimi i hapësirave publike, shndërrimi i tyre në parqe dhe kënde rekreative,

– Rregullimi i infrastrukturës, rrugëve, trotoarëve, ndriçimit publik…

Të gjitha këto dhe të tjera projekte së bashku me Bajram Bytyqin, i cili do të jetë zë i fuqishëm për interesat e qytetarëve pa dallim në Asamble Komunale, do t’i realizojmë sipas standardeve të projektuara për fushat e caktuara.

Edhe këtu si në çdo fshat tjetër pamë motivin e madh për ndryshim dhe kuptuam që fitorja është e padiskutueshme!

Me njerëz si Bajrami fitorja është e padiskutueshme!

#144AlbanKrasniqi

#16BajramBytyqi

#LVVMalishevë /TV Malisheva

Share.