Kandidatja për Kuvendin Komunal të Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se arsyeja se pse kjo parti nuk ka dalur me një kandidate grua për kryetare të komunës, është se ende nuk ka një grua që ka gjetur kohën t’u përkushtohet qytetarëve të Malishevës, shkruan TV Malisheva.
Sipas saj, gratë kanë edhe angazhime tjera dhe se nga ky subjekt nuk ka dalur ende një grua që mund t’u përkushtohet plotësisht qytetarëve.
“Duke e parë se gratë kanë edhe angazhime tjera, mund të jetë edhe ndonjë perosnalitet i gatshëm që nuk i është ofruar mundësia, ndërsa sa I përket subjektit tonë politik, nuk ka ende një grua që ka gjet kohë që qytetrëve t’u përkushtohet 100 për qind”, ka thënë Krasniqi.
Ajo ka thënë se kjo nuk do të thotë se nuk ka gra intelektuale në Komunën e Malishevës, por se ato ende nuk e kanë gjetur veten në këtë drejtim.
“Për ata po them se jo që nuk ka gra intelektuale, por që sigurisht nuk e kanë gjetur veten dhe në këtë perspektivë ndalen”, ka thënë ajo në emisionin N’Pult.
Kjo parti garon në zgjedhjet e 17 tetorit me kandidatin e saj për Malishevën, Ekrem Kastrati. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: