Kandidatja për Kuvendin Komunal të Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se ajo nuk ka pasur kurrë ambicie për të kandiduar për kryetare të Komunës, shkruan TV Malisheva.

Ajo ka thënë se qëllimi i saj ka qenë të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës, por se ende nuk ëhtë gati për një garë të tillë.

”Dëshira ime ka qenë të jem deputete pa pasur asnjëherë pretendime që të jem kandidate e mundshme për kryetare të Malishevës, asnjëherë në jetën time nuk e kam pasur këtë ambicie dhe unë mendoj se ende nuk është koha për mua të jem si kandidate, në momentin që unë e shoh veten të përgatitur, normalisht se do ta shfaqi në strukturat e partisë”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka shtuar se ideja e saj ka qenë të kontribuojë për gruan në Malishevë dhe në përgjithsi si deputete, mirëpo që rrjedha e zgjedhjeve të kaluar nuk shkoi si duhet.

“Ideja ime ka qenë që të kontribojë, edhe gruas në Malishevë por edhe në përgjithësi gruas në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke qenë një nga deputetet e Republikës së Kosovës, mirëpo ja që rrjedha e zgjedhjeve të kaluara për Kuvendin e Kosovës ka ardhur ashtu si ka ardhur dhe këto kanë mbet”, thotë ajo. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.