Donjeta Sadiku ka shkruar historinë e boksit të Kosovës për femra pasi ka arritur të fitojë medalje në Kampionatin Botëror të Boksit
Me këtë sukses është shprehur i lumtur dhe krenar edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Ai ka thënë se Sadiku po e kthen traditën dhe lavdinë qe kishte në vitet e 70-ta dhe 80-ta.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Sigurimi i medaljes se bronztë të Donjeta Sadikut në Kampionatin Botëror “Stamboll 2022”, tregon se boksi ynë po e kthen traditën dhe lavdinë qe kishte në vitet e 70-ta dhe 80-ta.
I uroj shumë fat dhe suksese në gjysmëfinalen e nesërme, që do t’ia hapte rrugën drejt titullit, kampione e botës.
Forca Donjeta!
“Jemi të pakënaqur me vendimet e FBK-së dhe po planifikojmë ta braktisim ndeshjen ndaj Trepçës”
/TV Malisheva