Alban Krasniqi, kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton se sot së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal Ilaz Krasniqi dhe Agnesa Kastrati, kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të luftës së UÇK-së, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facbook, tregon se për të është emocion i veçantë kur takohet me disa nga shokët e luftës, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Malisheva.

Ai premton se veteranët e UÇK-së dhe gjitha kategoritë tjera të luftës do të kenë trajtim të veçantë gjatë mandatit të tij qeverisës, përcjell TV Malisheva.

Ky është postimi i Krasniqit:

Sot së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal Ilaz Krasniqi dhe Agnesa Kastrati vizituam Organizatën e Veteranëve të luftës së UÇK-së.

Emocion i veçantë kur takohesh me disa nga shokët e luftës, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së nga Malisheva. Të gjithë krenar me të kaluarën e lavdishme dhe për kontributin e dhënë në luftë. Me vëmendje të veçantë i dëgjova shqetësimet e tyre dhe si shoqëri e kemi obligim ti ruajmë vlerat tona, sidomos ato të luftës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Trajtim të veçantë do të kenë këto vlera e veteranët UÇK-së dhe gjitha kategoritë tjera të luftës në mandatin tim qeverisës. Mbeshtetja e duhur në çdo aspekt të jetës së tyre nuk do të mungoj, sepse ata janë vlera jonë dhe pjesë e çmuar e historisë tonë kombëtare.

Këto do të jenë prioritet i yni gjatë mandatit qeverisës.

– Përfundimi dhe funksionalizimi i plotë i Qendrës së UÇK-së

– Zyrtarë në zyren e OVL UÇK-së, që kryen shërbimet që kanë nevojë kategorit e dala nga lufta,

– Sigurim i infrastruktures për funksionim të OVL UÇK-së, si psh veturë

– Grumbullimi i artefakteve të luftës dhe riorganizimi i Muzeut të UÇK-së

– Mbulimi i të gjitha aktiviteteve që ushtron OVL – UÇK-së

– Vendosja e shenjave në shtëpitë/vendet ku janë zhvilluar aktivtete për luftën e UÇK-së

– Kriteret favorizuese në dhënien e subvencioneve të bujqësisë dhe në fusha tjera ( psh çerdhe)

– Mbulimi i shpenzimeve të vorrimit për veteranët si dhe varrosje ceremoniale

Trajtimi institucional i kategorive të luftës si dhe mbrojtja e vlerave do të jetë detyra jonë kryesore pas 17 tetorit. Zotimet tona do të realizohen me përkushtim maksimal në mandatin tone qeverisës. /TV Malisheva

Share.