Me rastin e 89 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorin e vdekjes së mësuesit, Shaban Gjonbalaj, u organizua një ceremoni në ShFMU ” Emin Duraku” në Dragobil, raporton TV Malisheva.

Në pritjen e organizuar të familjes së mësuesit Shaban Gjonbalaj, drejtoresha për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi tha se qytetarët e Malishevës do të kujtojnë përherë kontributin e tij për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja,

”Ndjejmë obligim të veçantë të shprehim mirënjohje për familjarët e mësuesit dhe pishtarit të arsimit shqip në këto treva për mësuesin Shaban Gjonbalaj. Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës do të kujtoi përherë kontributin e tij për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, që mësuesi kishte dhënë bashkë me shumë mësuesë në vitet 60-ta të shekullit të kaluar dhe vazhdoi, ”Puna dhe vepra e tij prej pishtari të arsimit do të jetë udhërrëfyes drejt të ardhmës tonë sesi duhet të punojmë dhe ta duam vendin dhe shkollën shqipe”, citoi Krasniqi .

Në këtë ceremoni u nderua me mirënjohje ish-mësuesi Gjonbalaj, i cili kishte punuar në vitin 1963 deri më 1969 në fshatrat Dragobil, Shkozë, Lladroc dhe në Malishevë.

Familja e tij  sjelli një donacion në vlerën mbi 2,500.00€ euro përfshirë, llaptop, projektor, printer dhe libra për kabinetin e informatikës në shkollë dhe gjithashtu për bibliotekën e shkollës.

Një fjalë rasti kishte mbajtur  edhe djali i mësuesit Shaban Gjobalaj, Curr Gjonbalaj. foli për kontributin e prindërit të tij.

“Prindi i ynë, Shabani ishte vazhdimësi e punës dhe kontributit të shumë mësimdhënësve dhe veteranëve të arsimit që u angazhuan për të mirën e arsimit të popullit tonë. Ai veçoi në fjalën e tij mikpritjen  dhe përkrahjen që popullata e komunës së Malishevës kishte ofruar për shumë mësues përfshirë edhe prindin tonë Shaban Gjonbalaj dhe familjen tonë”.

Po ashtu  për kontributin e mësuesit Shaban Gjonbalaj foli edhe  drejtori i shkollës, Arianit Paçarizi.

Share.