Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, mbrëmë ka qëndruar në Tërpezë të Poshtme dhe Lladroc, shkruan TV Malisheva.
Krasniqi në këto fshatra ka qenë i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, Rrahim Morina, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal Veton Zogaj, Mërgim Krasniqi, Arbnorë Hoti, Altin Krasniqi dhe Alberta Berisha.
Në fund, kandidati i VV-së ka theksuar se tashmë qytetarët e këtyre fshatrave dhe gjithë Malishevës tashmë e kanë ndarë mendjen për ndryshim.
Ja shkrimi i tij:
Tërpeza e Poshtme dhe Lladroci gati të bashkë qeverisin Malishevën
Bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Malishevës z. Rrahim Morina u mirëpritëm në fshatrat Tërpezë të Poshtme dhe Lladroc.
Para qytetarëve të këtyre fshatrave paraqitëm programin tonë qeverisës për Malishevën në mandatin tonë të parë.
Bashkë me ne ishin edhe kandidatët për Kuvendin Komunal Veton Zogaj, Mërgim Krasniqi, Arbnorë Hoti, Altin Krasniqi dhe Alberta Berisha.
Qytetarët e këtyre fshatrave dhe gjithë Malishevës tashmë e kanë ndarë mendjen:
JO vazhdim
JO riciklim
PO NDRYSHIM
#BashkëqeverisimMalishevën /TV Malisheva