Kryeimami i Bashksisë Islame të Kosovës në Malishevë, ka thënë se shpërndarja e mishit të kurbanit nuk bëhet vetëm për skamnorët, por edhe për të afërmit edhe nëse ata janë të pasur, kjo sipas tij me qëllim që të ruhen lidhjet farefisnore, shkruan TV Malisheva.

Hoxha ka thënë se ndodh shpesh që në ligjeratat e tyre fetare, ka raste kur pjesëmarrësit shprehen se mishin nuk ua ka pranuar askush me arsyetimin se nuk kanë nevojë për diçka të tillë.

“Ndodh që dikush nuk e pranon mishin e kurbanit duke thënë së kurbani është vetëm për skamnorët dhe dëgjojmë nga xhemati që thonë se kanë prerë kurban por nuk ma kanë pranuar të afërmit duke thënë se nuk kanë nevojë, por ai nuk është vetëm për skamnorët por edhe për të afërmit, me qëllim që të ruhen lidhjet farefisnore”, thotë kryeimami Krasniqi. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.