Albert Krasniqi njohës i çështjeve juridike dhe politike në vend, së fundmi ka bërë një postim lidhur me asociacionin.
Krasniqi tha se; Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë. Njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin.
“Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin” shkroi Krasniqi.
Poashtu shtoi se: “Njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura. Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut”
Kryeministri Kurti pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak është deklaruar se është i gatshëm të pranoj marrëveshjen për stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por Kurti tha se i paraqet disa kushte.
/TV Malisheva