Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, në takimin që pati me drejtorët e shkollave të komunës së Malishevës, kërkoi nga drejtorët e shkollave që të janë të përgatitur për përfundimin e vitit shkollor 2021/2022.
Krasniqi po ashtu kërkoi nga drejtorët që t’i kryjnë të gjitha detyrat e institucionit shkollor që kanë të bëjnë me nxënësit, si vlerësimi përfundimtar, pajisja me dëftesat e nxënësve, regjistrimi i nxënësve për vitin e ri shkollor 2022/2023, përcaktimi për shtëpitë botuese dhe tekstët mësimore si dhe për kërkesa të tjera të domosdoshme për shkollën.
Kurse si sfidë me të cilat do të përballemi si drejtori vitin e ardhshëm shkollor, theksoi, numrin e nxënësve i cili po paraqitet i ulët nëpër klasa dhe po shkakton tepricë punëtorësh mësimor, me gjithë planifikimin që është bërë edhe për çerdhet si dhe kërkesën për hapjen e drejtimit të mjekësisë në Shkollën e Mesme të Lartë në gjimnazin e Malishevës.
Përballje tjetër do të jetë edhe ngritja e çmimeve për lëndët djegës për shkolla, por ajo theksoj se ne si qeveri komunale po përgatitemi që situatën ta menaxhojmë sa më mirë, ajo vlerësoi udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit e nxënësit, për punën mësimore dhe programet cilësore që treguan në kremtimet e ditëve të shkollave si dhe rezultatet e arritura në nivel të garave të ndryshme, regjionale e kombëtare nga nxënësit tanë.
/TV Malisheva