Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ( PDK), Memli Krasniqi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresmenin Pete J. Sessions.
Krasniqi ka thënë se përveç përkushtimit për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Kongresmenin Pete J. Sessions, kuptuam se të përbashkët e kemi edhe vlerësimin për një ndër teoricientët favorit për të dy, Hans J. Morgenthau.
“Përveç përkushtimit për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Kongresmenin Pete J. Sessions, kuptuam se të përbashkët e kemi edhe vlerësimin për një ndër teoricientët favorit për të dy, Hans J. Morgenthau, që kosiderohet si themelues i shkollës së Realizmit në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Gjatë bisedës sonë, m’u kujtua një nga citatet e tij të famshme nga libri klasik “Politika Ndërmjet Kombeve”, që thotë: “Realizmi politik nuk e kërkon, e as nuk e pranon, indiferencën ndaj idealeve politike dhe parimeve morale, por kërkon me të vërtetë një dallim të mprehtë ndërmjet të dëshirueshmes dhe të mundshmes – ndërmjet asaj që është e dëshirueshme çdokund dhe në çdo kohë dhe asaj që është e mundshme nën rrethanat konkrete të kohës dhe vendit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.