Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Robert Dole.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndihet i pikëlluar thellë me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të Kosovës dhe popullit tonë, i cili pareshtur mbështeti rrugën tonë drejt lirisë, që nga ditët e rënda në fillim të viteve ’90, në themelimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur e deri në ditët e sotme.

“Senatori Dole ka trashëgimi historike në projektin tonë kombëtar për çlirim dhe pavarësi. Ai do të na mungojë, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë, bashkë me historinë e shtetit tonë sovran”, shkruan Krasniqi.

Share.