Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Malishevë, Osman Krasniqi, ka treguar për dallimin në mes të zekatit dhe sadakasë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se zekati dhe sadakaja dallojnë ngase zekati është obligim, ndërsa sadakaja është me vullnetin e personit që ndihmon.
“Na duhet ta definojmë se zekati dhe sadakaja kanë dallim, zekati është obligim,kurse sadakaja është në vullnetin e atij personi”, ka thënë Krasniqi. /TV Malisheva