Sekretari i degës së Bashkësisë Islame të Kosovës në Malishevë, Osman Krasniqi, ka thënë se paratë që qytetarët i japin si vitra gjatë muajit të Ramazanit shërbejnë në shkollimin e nxënësve në medrese dhe në Fakultetin e Shkencave Islame, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e qytetarëve, dhe se pagesa e vitrit ka peshë të madhe në këshillin e BIK-ut.

“Na si këshill i Bashkësisë Islame mundohemi në çdo formë të jemi pranë familjeve të varfëra, dhe kjo nuk mund të bëhet në asnjë formë tjetër po nese s’është ndihma e qytetarëve, në këtë rast edhe kur paguhet vitri, dhe kjo qon peshë të madhe te ne në këshillin e BIK-ut, për faktin që ne kemi nxënësit që studiojnë dhe i kemi tri medrese, por edhe në studime në Fakultetin e Shkencave Islame, të cilat pikërisht mbahen nga vitrat, të cilat qytetarët i paguajnë gjatë muajit të Ramazanit”, ka thënë Krasniqi. /TV Malisheva

Share.