Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, njofton se ditën e djeshme së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal Agnesa Kastrati, Dafinë Krasniqi, Lulëzim Mazreku si dhe bartësin e listës Veton Zogaj kanë vizituar fshatin Maxharrë.

Krasniqi shkruan se fshatrat duhet të jenë të jetueshme dhe se për këtë nevojitet infrastrukturë që lehtëson jetën e qytetarëve.

Tutje, kandidati i VV-së gjithashtu ka zbuluar edhe problemet që duhet zgjidhur shpejt në këtë fshat.

Ja shkrimi i tij:

Dje së bashku me kandidatet për Kuvend Komunal Agnesa Kastrati, Dafinë Krasniqi, Lulëzim Mazreku si dhe bartësin e listes Veton Zogaj vizituan fshatin Maxharrë.

Fillimisht bëmë nderime pranë lapidarit të dëshmorit Rexhep Kastrati dhe më pas vazhduam vizitën në këtë fshat të vogël nga popullsia dhe shumë të bukur nga natyra si shumë fshatra e lagje te tjera të Malishevës, por që shumë pak është investuar në të.

Fshatrat duhet të jenë të jetushëm për këtë nevojitetet infrastruktur që lehtëson jeten e qytetarëve, fshat i gjelbër e i pastër që siguron shëndet si dhe hapësira rekreative për femijët.

Ndër problemet që duhet zgjidhur shpejt në Maxharrë janë:

  • rregullimi dhe zgjerimi i urës së fshatit
  • vazhdimi i infrastrukturës bazë si trotuari dhe asfalti në lagjet e lena padore
  • rregullimi i hapësirës së Belakut në tërsi dhe shëndrrimi në një park prej së vërteti.

E kemi për detyrë që ta kthejmë vëmendjen nga fshati. Qeverisja e Vetevendosjes e ka këtë synim dhe pas 17 tetorit do të nis me punët e mira. /TV Malisheva

Share.