Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Alban Krasniqi, në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore, në ditën e sotme ka vizituar fshatin Bellanicë, raporton TV Malisheva.

Krasniqi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, thotë nga afër është njohur me problemet e fshatit, gjersa thekson se ka ofruar zgjidhjet nëse vjen në krye të Komunës së Malishevës.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata ka filluar më 16 shtator.

Ja shkrimi i Krasniqit:

Vizita ime në Bellanicë, në një nga fshatrat më të mëdha në komunën e Malishevës

Unë nga afër u njoha me problemet dhe me këtë rast ofrova edhe zgjidhjet e mia në rast se unë dhe LVV jemi në krye të Komunës së Malishevës. /TV Malisheva

Share.