Kandidati i Lëvizjes Vetevendosje, Qendra në Malishevë, Alban Krasniqi, përmes nje njoftimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, me ç’rast është njoftuar nga afër me problemet dhe sfidat me të cilat po përballet stafi i kësaj qendre.

Krasniqi ka theksuar se urgjentisht do të angazhohet në zgjidhjen e problemeve me të cilën po ballafaqohet QKMF-ja në Malishevë, derisa ka premtuar edhe rritje të stafit.

“Ne do të angazhohemi që në bashkpunim me nivelin qendror dhe në riorganizimin e resurseve njerzore ta rrisim numrin e mjekëve dhe infermierëve, sidomos i mjekëve familjarë”, ka thënë Krasniqi, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i Krasniqit:

SHËNDETËSIA NË FOKUSIN TONË: MË SHUMË BUXHET, STAF DHE PAJISJE PËR SHËRBIME CILËSORE SHËNDETËSORE QKMF-ja QË 4 DITË PA UJË!

Sot, vizituam QKMF-në për të parë nga afër problemet, sfidat dhe mundësitë për zgjidhje konkrete që krijojnë kushte pune më të mira për stafin dhe shërbime cilësore për pacientët.

Pata nderin që në këtë vizitë të jem i shoqëruar nga dy doktorët Dr. Abaz Morina e Dr. Fejzë Hoti ku u mirëpritem nga Dr. Afrim Krasniqi dhe Ali Krasniqi me stafin e tyre menaxherial të QKMF-së.

Si çdo institucion tjetër edhe QKMF-ja në Malishevë vazhdon të përballet me sfidat e shkaktuara nga pandemia, megjithatë fal punës dhe angazhimit të stafit, situata e krijuar është mirëmenaxhuar. Ajo që është shumë e rëndësishme, është procesi i vaksionimit që ka shkuar mirë dhe deri tani janë 26-mijë qytetarë të vaksionuar.

> Mungesa e ujit; që katër ditë nuk ka fare ujë dhe është i pamundur funksionimi në të tilla kushte.

Urgjentisht do të angazhohemi në zgjidhjen alternative, hapjen e pusit dhe zgjidhjen e përhershme të këtij problemi.

Problemet: numri i vogël i stafit të mjekëve familjarë, infermierëve dhe stafit teknik, aktualisht 124 punonjës.

Ne do të angazhohemi që në bashkpunim me nivelin qendror dhe në riorganizimin e resurseve njerzore ta rrisim numrin e mjekëve dhe infermierëve, sidomos i mjekëve familjarë.

Kati i tretë i objektit të vjetër i QKMF-së dhe qatia janë në kushte të mjerueshme.

Zgjidhja emergjente është rikonstruimi i kulmit ekzistues, renovimi i katit të tretë si dhe e domosdoshme vendosja e ashensorit.

Urgjente krijimi edhe i një hapësire për kryerjen e shërbimeve të testimit për pacientët me Covid 19.

Në mandatin tonë do të angazhohemi edhe në në krijimin e një trupe mobile të mjeksisë familjare që kryen shërbime për pacientët me nevojë për shërbime paliative.

Rregullimi i garazhave, parkingut dhe oborrit të QKMF-së përfshirë këtu hapësirat integrale me kënde rekreative.

Funksionalizimi i QMF-ve në fshatra dhe ngritja e shërbimit shëndetësor në 24h në QMF në Kijevë.

Nxitja dhe stimulimi i kuadrit për mjekë të mjeksisë familjare.

Vënia në shërbim të aparatit të mamografisë që ka qenë kërkesë e kahershme e jona, kjo është jetike dhe do ta bëjmë menjëherë. /TV Malisheva

Share.