Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo, Alban Krasniqi, teksa ka vlerësuar qeverisjen e Nismës Socialdemokrate në Malishevë, ka përmendur edhe problemet në këtë komunë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se problemet bazike në Malishevë kanë problemet në infrastrukturë, mungesa e ujit, cilësia e shërbimeve administrative, e shërbimeve me mbeturinat, si dhe sipas tij, edhe sjellja arrogante e qeverisë lokale dhe mungesa e ideve sesi të dilet nga kjo situatë e krijuar.
“Ne tashmë nuk mund të themi se është sekret se cilat janë problemet bazike në Malishevë pasi që këtu jetojmë , e shohim çdo ditë, problemet në trafik, mungesa e ujit të përditshmëm, nga cilësia e shërbimeve administrative dhe atyre me mbeturinat, infrstruktura e dobët që ka nevojë për rinovim e deri te sjellja arrogante e qeverisë lokale dhe mungesa e ideve sesi të dilet nga kjo situatë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë po ashtu se janë një numër i madh i problemeve të cilat kërkojnë zgjidhje, të cilat kërkojnë ekspertizë dhe guxim për ndryshim.
“Janë pra një numër i madh problemesh të cilat kërkojnë zgjidhje, kërkojnë ekspertizë dhe mbi të gjitha kërkojnë guxim për të ndryshuar, guxim të cilin ne nuk e kemi parë”, ka thënë ai.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo në Malishevë garojnë së bashku me kandidatin Alban Krasniqi, përkundër asaj se pretendime të tilla kishte shprehur haptazi për TV Malisheva edhe Rrahim Morina nga Lista Guxo. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: