Lirika Matoshi mblodhi 23 mijë euro për Kosovën, për vetëm katër orë.

Në këtë situatë pandemie, kanë nisur sdisa aksione humanitare për t’iu dalë në ndihmë kategorive në nevojë

Edhe kreatorja Lirika Matoshi mori një nismë të tillë, përmes së cilës mblodhi një shumë të madhe për pak orë.

Matoshi ka mbledhur 23.250 dollarë për vetëm katër orë, ndërsa paratë do të dhurohen për familjet në nevojë, në Kosovë.

Kreatorja së fundi ka dizejnuar maska kundër COVID-19, të cilat mund të kombinohen edhe me rrobat e përditshme.

Të gjitha maskat e krijuara u shitën për katër orë, ndërsa të gjitha fitimet dhurohen për bamirësi në Kosovë, për familjet në nevojë.

Përmes një postimi, Lirika ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në këtë nismë.

Share.