Supë e lehtë verore dhe e shijshme e cila do t’ju freskojë – e shëndetshme dhe përgatitet në çast!

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 rrënjë e vogël selinoje;
– 3 mollë të kuqe;
– 1 qepë e madhe;
– 1 lugë gjalpë;
– 2 dl ajkë për zierje;
– kripë;
– piper sipas shijes;
– trumzë;
– 30 gramë lajthi të thekura.

Përgatitja:

Mollët, selinon dhe qepën pastroni dhe pritni në kube. Nxehni gjalpin dhe shtoni qepën, fërgoni pak dhe shtoni selinon dhe mollët.

Të gjitha bashkë fërgoni disa minuta, shtoni kripë, piper dhe trumzë, pastaj shtoni ujë që të zbuten.

Zini në zjarr të ulët rreth 30 minuta.

Me mikser-shkop përzieni në tenxhere, pastaj shtoni ajkën neutrale dhe lini të vlojnë.

Hiqni nga zjarri dhe shtoni një fletë selinoje të grirë imët.

Supën zbukurojeni pak me lajthi të bluara./ Tv Malisheva

Share.