Ëmbëlsirë shumë e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përgatitur

Kremi katalan është një ajkë spanjolle e rajonit të Katatonisë.

Përbërësit:

• 205 ml qumësht
• 2 të verdha vezësh
• 50 gr sheqer
• pak lëkurë limoni
• një shkop i vogël kanellë
• 15 gr niseshte misri
• 1 lugë gjelle sheqer kaf

Përgatitja:

Vendosim në një tenxhere të vogël 200 ml qumësht bashkë me lëkuren e limonit, gjysmën e sheqerit dhe kanellën, i lëmë të marrin valë duke i trazuar vazhdimisht.

E heqim nga zjarri dhe ndërkohë rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin e mbetur.

Më pas hedhim niseshtenë që e kemi tretur më parë me pak qumësht dhe duke i rrahur vazhdimisht, hedhim dhe përzierjen e qumështit të valuar dhe e vëmë përsëri të marrë valë për dy minuta.

E hedhim kremin e përfituar në tasa të vegjël balte ose porcelani dhe e vëmë në frigorifer për disa orë.

Në momentin që duam ta shërbejmë, i hedhim sheqerin kaf dhe e djegim me flakë. /TV Malisheva

Share.