- Reklamë e sponsorizuar -

Kremi i lëkurës i përdorur për trajtimin dhe shërimin e organeve gjenitale mund të mbrojë njerëzit kundër viruseve vdekjeprurëse të shkaktuara nga mushkonjat siç është virusi Zika.

Një krem intim që përdoret për të shëruar bakteret gjenitale është zbuluar se mund t’i mbrojë njerëzit nga sëmundjet vdekjeprurëse të sjella nga mushkonjat Zika.

Studiuesit zbuluan se aplikimi i Imiquimod ose Aldara, kur mushkonjat kafshojnë brenda një ore, e ndalojnë infeksionin në lëkurën e njeriut dhe ndalojnë përhapjen e atij virusi.

Kremi e forcon sistemin imunitar dhe qelizat e bardha të gjakut duke e mbytur virusin, po ashtu mund të përdoret edhe për disa lloje të kancerit në lëkurë dhe viruseve nga mushkonjat si Zika, Chikungunya, Semliki Forest dhe Bunyamwera.

Virusi i mushkonjës Zika nuk mund të shërohet me ilaçe, ndërsa infeksionet e marra nga këto viruse mund të shkaktojnë shumë defekte serioze gjatë lindjes nëse gratë shtatzëna pickohen nga to.

Një virus tjetër i shkaktuar nga mushkonjat Chikungungya, shkakton ethe, dhimbje në nyje, dhimbje koke dhe skuqje. Mendohet të ketë pasur rreth dy milionë raste në të gjithë botën, me rreth 2,000 vdekje.

Përhapjet kanë ndodhur në vendet në Afrikë, Azi dhe pjesë të Evropës, si dhe në ato të Oqeanit Indian dhe Paqësorit.

Edhe pse janë më pak kërcënuese, viruset e pyjeve Semliki dhe Bunyamwera të dy shkaktojnë simptoma përfshirë dhimbje koke dhe ethe. Virusi Semliki Forest gjendet në të gjithë Afrikën dhe pjesë të Azisë.

Chikungunya shkakton artrit në njerëz dhe minj, kështu që shkencëtarët mund të matin masën e infeksionit duke shikuar nyjat e kyçeve të këmbëve të minjve të infektuar, transmeton TV Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -