Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se Moska kishte planifikuar të shmangte viktimat civile dhe bombardimet në qendra e mëdha të banuara përfshirë Kievin.
Por në deklaratën për “Rosija 24 TV”, Dmitri Peskov shtoi se lufta për të marrë kontrollin e qyteteve të mëdha do të çonte në mënyrë të pashmangshme drejt një numri të lartë viktimash civile.
“Ndërsa garanton sigurinë maksimale për popullsinë paqësore, Ministria e Mbrojtjes në Rusi nuk përjashton mundësinë e marrjes nën kontroll të qendrave të mëdha te banuara me përjashtim të zonave që përdoren për evakuimet humanitare”, tha zëdhënësi i Kremlinit.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe BE po e shtynin Moskën drejt mësymjes së qyteteve kryesore për t’i ngarkuar përgjegjësinë e vrasjes së civilëve. Peskov thotë se nuk ka datë për fundin e operacionit.
/TV Malisheva