Zëdhënësi Dmitry Peskov tha sot se aktualisht nuk ka plane që presidenti rus Vladimir Putin të vizitojë zonën e luftës në Ukrainë ose ushtarët në spitale.

“Nuk ka plane për udhëtime të tilla,” tha Peskov, duke shtuar se ata aktualisht nuk po planifikojnë të vizitojnë spitalet për t’u takuar me ushtarët e shëruar.

“Gjithçka do të ndodhë në kohën e vet”, tha Peskov.

Peskov tha gjithashtu se Moska nuk do të merr parasysh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së, e cila urdhëroi ndërprerjen e menjëhershme të pushtimit rus në Ukrainë.

“Jo, ne nuk mund ta marrim parasysh këtë vendim,” tha ai./TV Malisheva

Share.