Kreu i FFK-së, Agim Ademi është ftuar nga i pari i futbollit botëror, Gianni Infantino dhe federata e futbollit të Katarit për të ndjekur nga afër ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e kupës së botës për klube.

Këtë e ka konfirmuar mbrëmë në orët e vona shtëpia numër një e futbollit kosovar përmes një komunikate.

Tutje, FFK-ja ka thënë se kjo e fundit ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me federatën e Katarit, ndërsa ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi.

Presidenti Agim Ademi do të udhëtojë nesër në Doha të Katarit, ku është ftuar si mysafir special nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Federata e Futbollit e Katarit për të ndjekur nga afër ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Kupës së Botës për klube. Kjo garë, e cila i bashkon klubet më të mira nga të gjitha kontinentet, ka filluar më 1 shkurt dhe përfundon me finalen e madhe më 11 shkurt.

FFK ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me Federatën e Katarit, me të cilën ka nënshkruar edhe Memorandum Bashkëpunimi, teksa gjatë kësaj vizite presidenti Ademi krahas takimeve me drejtuesit e futbollit të këtij vendi do të zhvillojë takime edhe me homologë dhe zyrtarë nga vendet e tjera.

/TV Malisheva

Share.