Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati (1954) nga fshati Maxharrë i Komunës së Malishevës. I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë prekur edhe me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit.

E ngushëllime për Kastrati ka shprehur edhe Metush Kryeziu, kryetar i OVL-së së UÇK-së në Malishevë.

“Sa po mora lajmin e hidhur se mbram paska ndrruar jetë Bashkluftari Veterani i Ushtris Çlirimtare te Kosoves. Mehmet M Kastrati nga Maxharra Ngushllime Familjes dhe Shokëve.”, ka shkruar Kryeziu./ Tv Malisheva

Share.