Dan Hutra, vrasësi i tri grave një ditë më parë ka dëshmuar në polici se nuk është penduar.

Elena Hysa, ish-bashkëjetuesja e Ramazan (Dan) Hutrës, ishte një nga objektivat që donte të ekzekutonte, por ajo mbeti e plagosur nga të shtënat me armë që 40-vjeçari zbrazi në banesën në Paskuqan.

Kur Hutra ka mësuar nga policia se Elena ishte e plagosur ka thënë: “Po më ngel peng që nuk e vrava, pasi më ka tradhtuar dhe ajo nuk pranonte të bënte ADN-në e fëmijës”.

Ai ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve për ngjarjet e rënda të ndodhur ditën e djeshme në Paskuqan dhe Kamzë. 40-vjeçari ka thënë se planin e kishte përgatitur dhe se do të vriste 4 persona. Ai deklaroi se donte të vriste të dashurën në Astir pasi i kishte borxh 80 mijë euro, por në atë moment në dyqanin e saj u futën edhe njerëz të tjerë.

Në lidhje me vrasjet në Paskuqan te banesa e familjes Hysa, Hutra ka thënë se donte të vriste ish-vjehrrin, por ky u fundit nuk ishte aty, ndaj qëlloi ndaj grave.

Objektivë të tij, ishin edhe dy vëllezërit e Vladimir Kurtit, armikut të tij në burg, por i ekzekutoi të motrën Etleva Kurti në banesë.

/TV Malisheva

Share.