Një verë pa transferime. Kështu mund të përmblidhet më së miri vera e vitit 2020 për Liverpoolin.

Ndikimi ekonomik që rrjedh nga kriza e koronavirusit ka bërë që shumë klube të mos kenë mundësinë të bëjnë investime të mëdha, dhe në një situatë të tillë, është edhe Liverpool.

Daily Mail bën të ditur se ulja e të ardhurave do të bëjë që ekipi i Jurgen Klopp të mos ndërmarr asnjë veprim në afatin kalimtar të verës, për të ulur në mënyrë drastike shpenzimet.

Ndërkohë, Mirror siguron se në kushte normale, Liverpool do të transferonte Timo Werner (RB Leipzig) dhe Houssem Aour (Lyon), synimet e tyre kryesore për të forcuar skuadrën, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, ndikimi i koronavirusit do të bëjë të veten, dhe Liverpool do të nis sezonin e ri me lojtarët e njëjtë, duke mos llogaritur ata që do të largohen

Share.