Rritja e temperaturave në vlera ekstreme ka risjellë problematikën e ndezjes së zjarreve.
E ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se FSK është në gatishmëri të plotë për të reaguar, së bashku me agjencitë tjera shtetërore.
Ai ka apeluar tek qytetarët që të shpenzojnë racionalisht ujin si dhe të mos ndezin zjarri në ambiente të hapura.
Postimi i plotë i Mehajt:
Qytetarë të dashur,
Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të valës së madhe të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë, krahas gjithë Evropës, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.
Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denonconi në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm.
Por, kujdesi dhe vigjilenca nga ana juaj qytetarë të dashur është reagimi më efikas dhe më efektiv në situatën aktuale.
Së bashku si gjithmonë tejkalojmë çdo sfidë!.