Në 24 orët e fundit janë regjistruar 612 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive sot në Kroaci është gjithsej 2910. Ndër ta, 229 pacientë janë në spital, nga të cilët pesë janë me respirator. Katër persona vdiqën.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 1.143.966 persona me koronavirus, nga të cilët 16.047 kanë vdekur, gjithsej 1.125.009 janë shëruar, nga të cilët 468 në 24 orët e fundit. Aktualisht janë 1.415 persona të izoluar.

Deri më tani janë testuar gjithsej 4.924.991 persona, nga të cilët 2.279 në 24 orët e fundit.

Kujtojmë, dje ishin 175 raste të reja të infektuar, ndërsa një ditë më parë të mërkurën 834 raste.

/TV Malisheva

Share.