Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic ka bërë të ditur se Kroacia do të marrë 22 miliardë euro nga fondi i BE’së prej 750 miliardë eurosh.
“Në Kroaci sjellim 22 miliardë euro, që është garanci për rikuperim të shpejtë të ekonomisë dhe zhvillim të mëtutjeshëm të balancuar të vendit”, shkroi Plenkoviq në Twitter, pasi që liderët e BE-së arritën marrëveshje për buxhetin disavjeçar të përbashkët dhe fondin për rikuperim.
Shuma e përgjithshme e pakos për rikuperim është 1.824 miliardë euro, prej të cilave 1.074 miliardë janë në kuadër të buxhetit të përbashkët për periudhën 2021 – 2027.
Fondi për rikuperim të BE-së është 750 miliardë euro, ndërkaq përbëhet nga 390 miliardë ndihmë të pakthyeshme dhe 360 miliardë kredi.
Ky fond do të financohet me detyrim të përbashkët të BE-së në tregjet botërore të kapitalit, ndërsa afati për pagesë të kredisë është fundi i vitit 2058./Tv Malisheva