Ylli i Real Madridit, Toni Kroos ka kritikuar ashpër Gabri Veigan, i cili do t’i bashkohet skuadrës saudite të Al Ahli, pavarësisht se kishte ofertë nga Napoli.

Kampionët e Serie A menduan se do të nënshkruanin me reprezentuesin U21 të Spanjës pasi arritën një marrëveshje me Celta Vigon javën e kaluar.

Megjithatë, “Partenopei” nuk shtrënguan duart me shoqëruesit e lojtarit, duke i dhënë kohë Al Ahlit për të kapërcyer ofertën e tyre për të nënshkruar me mesfushorin 21-vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano mbrëmjen e së mërkurës dhe ylli i Real Madridit, Kroos ka reaguar duke komentuar në postimin eekspertit italian të transferimeve.

Reprezentuesi gjerman shkroi ‘ e turpshme’, por më pas e fshiu komentin e tij. Megjithatë, ishte tepër vonë, duke qenë se shumë përdorues e kishin parë tashmë.

Rafa Benitez konfirmoi se Veiga ishte afër bashkimit me Napolin javën e kaluar, por Partenopei duhet të kërkojë një tjetër përforcim në mesfushor me tetë ditë të mbetura deri në fund të afatit kalimtar të verës.

Të rinjtë e Rudi Garcia-s e nisën sezonin e ri me një fitore 3-1 ndaj skuadrës së sapo promovuar Frosinone javën e kaluar.

/TV Malisheva

Share.