Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan sot në flagrancë A. L. (42) dhe B. L. (45), vëllezër, pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit dhe babait të tyre.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u ndalua shtetasi L. B. (41) banues në Laç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale vjedhja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./tch/TV Malisheva

Share.