Kryetari i qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, ka dënuar sulmin rus në një teatër në Mariupol, duke e quajtur atë një burim pikëllimi të madh.

Rreth 1 mijë deri në 1 e 200 civilë thuhet se ishin strehuar në teatër përpara se të goditeshin nga forcat ruse, kanë thënë zyrtarët e Mariupol. Ende nuk dihet numri i viktimave.

Duke folur për BBC, Kryetari i Bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se këtë sulm do ta quante nazizëm rus. Ai ka thënë se mendon që atyre u pëlqen shija e gjakut.

“Unë do ta quaja këtë nazizëm rus sepse ata vrasin njerëz. Kur thonë se përpiqen të ‘de-nazificojnë’ […] ose ‘ç’militarizojnë’ Ukrainën, është krejtësisht e pavërtetë sepse ata thjesht vrasin civilët. Pra, unë mendoj se atyre u pëlqen shija e gjakut”, tha Senkevych.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka justifikuar luftën si një “operacion special ushtarak” me qëllim “denazifikimin” e Ukrainës – një pretendim që është hedhur poshtë në masë të madhe.

/TV Malisheva

Share.