Ministrja e  Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib, të premten ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në profilin e saj zyrtar në platformën “X”, Lahbib ka shkruar se në Kosovë ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Donika Gërvalla.

Ajo ka thënë se në takim ka folur për dialogun Kosovë- Serbi.

“Unë avokova për de-përshkallëzimin dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ajo.

/TV Malisheva

Share.