Ky vit parashikohet të jetë i vështirë në aspektin energjetik, ku edhe Kosova do të përballet me mungesë të rrymës si shumë vende të botës.
Pas pralajmërimeve nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se Kosovën e pret një dimër i vështirë dhe qytetarët duhet të kursejnë, edhe kryekuvendari Glauk Konjufca ka bërë një thirrje të tillë.
Ai ka publikuar një foto në kopertinën e tij në rrjetin social Facebook, teksa në brenda fotos bëhet thirrja që të kursehet energjia elektrike.
Krahas kësaj, kryekuvendari i është bashkëngjitur krerëve e ministrave të Qeverisë Kurti që vazhdimisht bëjnë thirrje që të ruhet energjia elektrike.
Kujtojmë se në muajin gusht Kosova u përballë me mungesë të rrymës ku për disa ditë kishte reduktime jo të pakta, çka ngjallën reagime të mëdha tek opozitarët dhe qytetarët. /TV Malisheva