Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka reaguar për lirimin e tre policëve nga Kosova të rrëmbyer nga autoritetet serbe dy javë më parë.
Orban duke marrë meritat për lirimin e tre zyrtarëve policorë, ka shkruar në Twitter se Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq sapo e ka njoftuar në përputhje me kërkesën e bërë në takimin e tyre javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e presidentit Vuçiq, të cilën ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkruan Orban.
/TV Malisheva