Kryeministri i Japonisë do të vizitojë Kievin për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Japonisë.
Fumio Kishida u pa duke hipur në një tren në kufirin polak sot në një transmetim të NHK, shkruan Sky News.
Ai do të shprehë mbështetjen për Ukrainën dhe do të tregojë “respektin e tij për guximin dhe këmbënguljen e popullit ukrainas që ngrihet për të mbrojtur atdheun e tij”, tha ministria e jashtme.
Vizita e befasishme e kryeministrit mund të shihet si një ofensivë diplomatike ndaj rivalit, presidentit kinez Xi Jinping, i cili mbërriti dje në Moskë.
Vizita e tij pason takimet me kryeministrin indian Narendra Modi.
Kishida do të zhvillojë gjithashtu bisedime me homologun e tij polak përpara se të kthehet në Japoni të enjten.
Japonia është anëtare e Grupit të Shtatë vendeve dhe është vendosur të presë samitin e G7 në maj.
/TV Malisheva