Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, e ka dënuar pushtimin e Ukrainës lindore nga Ruisa duke thënë se kjo “dridh themelet e rendit ndërkombëtar”.

“Ne fuqishëm kritikojmë veprimet e Rusisë dhe do të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komunitetin ndërkombëtar për t’u përgjigjur me shpejtësi”, i ka thënë Kishida gazetarëve.

Ai shtoi se Tokio do të vazhdojë të punojë me ministritë përkatëse për të garantuar sigurinë e shtetasve japonezë në Ukrainë.

Kur u pyet për sanksionet e mëtejshme kundër Moskës, kryeministri japonez tha se ai do të konsiderojë masa të tjera pas komunikimit me vendet e tjera të G7-ës dhe komunitetin ndërkombëtar./TV Malisheva

Share.