Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit të kompanisë “Deva Tours” në Brod të Kroacisë, ku raportohet deri më tani për 10 viktima.

Plenkoviç shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, te tha se janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për aksidentin e tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beros dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai në Twitter./TV Malisheva

Share.