Kryeministri irlandez Leo Varadkar shprehet se mundësia për një divorc pa marrëveshje mes Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian, është gjithnjë e më afër.

Ai ka theksuar se një referendum për të ardhmen e Irlandës do të ishte “përçarës”.

“Në aspektin e mosmarrëveshjes ju e dini që një dalje nga Bashkimi Europian pa marrëveshje po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi duke u përgatitur për këtë. Kjo çështje mund të zgjasë për shumë vite. Ky është një status i ri, një ndryshim i përhershëm në marrëdhëniet mes BE-së dhe Irlandës nga njëra anë, dhe ShBA-ve nga ana tjetër.”

I pyetur per mundesine e ndarjes nga mbretëria e bashkuar, kryeministri irnlandez tha se nuk e mbështet një gjë të tillë.

Nga ana tjeter kryeministri britanik Boris Johnson këmbëngul se nuk do të rinegociojë marrëveshjen e Brexit nëse BE nuk pranon ta ndryshojë atë. Madje sipas boris xhonson Mbretëria e Bashkuar mund do të dalë nga unioni para 31 tetorit. Brukseli nga ana tjetër kërkon të sigurojë që kufiri me Irlandën Veriore të mbetet i hapur edhe pas daljes së Britanisë nga unioni.

Share.