Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez rezultoi pozitiv me Covid-19, sipas asaj që ai vetë njoftoi.
“Këtë mëngjes u testova pozitiv”, shkroi ai në Twitter.
“Unë do të vazhdoj të punoj, por me masa më të forta paraprake”, shtoi Sanchez.
Kryeministrit iu desh të anulonte axhendën e tij publike, e cila përfshinte angazhime në lidhje me partinë e tij socialiste, PSOE, në Barcelonë. /ANSA/