Me 6 Prill 1911 gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi Flamurin Shqiptar kuq e zi në Bratilë në afërsi të majës së Deçiqit.
Ngritja e Flamurit Shqiptarë ishte edhe kulminacioni i Kryengritjes dhe treguesi më i qartë se qëllimi e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe shtet shqiptar.
Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë por edhe fiset tjera jashtë Malësisë së Madhe.
Për këtë flamur luftuan malësorët me prijësit e fiseve që udhëhoqën Kryengritjen e Malësisë, në krye me kryeprisin e Kryengritjes Dedë Gjon Lulit.
Hotit i prinë: Dedë Gjon Luli (vojvodë i Traboinit-Hotit), Nikë Gjelosh Luli, Gjekë Marash Gjeloshi, Gjon Nikë Plluci, Lulash Zeka, Zef Lan Ula, Kolë Marash Vata, Dedë Gjoni, të gjithë nga bajraku i Traboinit.
Nga Rapsha e Hotit, Gjeto Marku, Lucë Muça, Zef Marashi, Luc Marku, Tomë Nikolla (vojvodë) dhe Gjon Pllumi.
Grudës i prinë: Dedë Nikë Martini (bajraktarë i Grudës), Sokol Baci (vojvodë), Kolë Zefi, Tomë Zoli, Marash Dashi, Marash Ujka, Lucë Gjeloshi, Kolë Deda (vojvodë), Tomë Gjoni si dhe Prenk Ujka e në disa dokumente përmendet edhe e bija e Smajl Martinit (bajraktarë i parë i Grudës), Tringë Smajlja.
Kastratit (Selcës) i prinë: Dodë Prëçi (bajraktarë i Kastratit), Nikollë Doda, Mark Dashi, Mirash Luca, Gjelosh Gjoka (vojvodë), Pjetër Gjoka, Dedush Marashi dhe Lulash Dashi.
Këlmendit i prinë: Palë Luca (vojvodë), Lucë Marku, Vocërr Preçi, Lucë Gjoni dhe bajraktari Gjon Voci.
Vuklit i prinë: Gjon Uci (bajraktarë), Dosh Prenka, Zef Uci (vojvodë) dhe Lul Rapuka.
Nga Nikçi: Gjon Sokoli dhe Lulash Kolë Shyti.
Nga Shkreli: Tomë Nika, Prelë Prëka dhe Zef Mali.
Nga Shala: Mehmet Shpendi (vojvodë), Marash Delia, Mark Alia.
Në Kryengrtije morën pjesë edhe Trieshi e Koja edhe pse në atë kohë ishin nën Mal të Zi.
Kojën e udhëhoqi bajraktari Prëtash Zeka./ Tv Malisheva
Në foto Ded Gjon Luli (udhheqes i Hotit), Dedë Nikë Martini (udhheqes i Grudës), Palok Traboini, Ujk Hasani i Grudës, Zenel Shabani e Nikoll Doda të Kastratit, Tom Nikolla, Luk Muçia, Ismail Mustafa, Gjon Ujk Çeku, Martin Ujka e të tjerë.