Kryesia e degës së LDK-së, në Malishevë, në mbledhjen e mbajtur më datë 20.XI.2019, ka marrur vendim për ndërprerje të bashkëpunimit mes partive opozitare, PDK-së dhe VV-së. Po ashtu në një dokument të siguruar nga TV Malisheva, shihet që kjo kryesi ka ndërruar edhe shefin e grupit këshilltarëve që deri tani ishte Valon Krasniqi, në vend të z.Krasniqi, është emruar Arlind Morina. Dokumenti i siguruar nga TvMalisheva mbanë datën 21.XI.2019.