Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka qenë i ftuar sot në studion e Tv Malisheva, ku ka dhënë detajet e fundit rreth situatës së krijuar në Malishevë, pas rasteve të fundit me virusin Covid-19.

Begaj ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve ka ardh si rezultat i moskujdesit.

“Nuk kemi qenë të kujdeseshëm, edhe tani nuk jemi të kujdeseshem. Ftoj të gjithë ta përfillin sugjerimin tonë, ne të gjitha ato që i marrim prej nivelit qendror i përcjellim tek qytetarët tanë. I ftoj që mos të bashkohen, mos të tubohen, mos të kenë neja sidomos po reklamohen se nëpër oda të ndryshme  Kjo përiudhë është ajo që duhet të na ndaj mes vete dhe të largohemi sa më shumë, dhe të kemi sa më pak kontakte mes vete”, ka thënë Begaj në Tv Malisheva.

Ndër tjera, Begaj ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e Malishevës të qëndrojnë në shtepitë e tyre.

“Po i thërras të gjithë qytetarët, të gjitha bizneset që dy javë ditë nuk është kurgjo me nejt mbyll. Të hajmë bukë e krip e të rrimë mbyll dy javë ditë, dhe ta ruajmë jetën e njerëzve, ta ruajmë shendetin e njerëzve tanë”, është shprehur kryetari Begaj në Tv Malisheva./ Tv Malisheva

Share.