Kryetari, Begaj, mbajti takimin e parë me palë për vitin 2020
Malishevë,16 janar
Edhe për vitin 2020, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka në planifikim, që ditën e Enjte, t’i pres palët në takim , prej orës13:00.
Sot ishte pritja e parë e palëve për vitin 2020, ku palët para kryetarit, paraqitën kërkesat e tyre, të cilat më të theksuara ishin: Çështjet shëndetësore, për ndërtim të shtëpive si dhe për lëndë djegës, (dru).
Për këto kërkesa të qytetarëve të cilat nga ana e Kryetarit, Begaj u trajtuan si shumë të domosdoshme për t’u dalë në ndihmë, i drejtoi për të sektorët përgjegjës komunal, që t’i shqyrtojnë si pas mundësive buxhetore.

Share.