Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, konsullin e Republikës së Kosovës në Danimarkë, Arton Krasniqin. Ky takim kishte karakter pune, ku është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Malishevës, me komunat në shtetin e Danimarkës, bashkëpunim i cili ka filluar kohë më parë.

Fillimisht kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar konsullin Krasniqi, për vizitën dhe për angazhimet e tij në krijimin dhe forcimin e kontakteve me komunat në Danimarkë, si dhe për lehtësirat e krijuara për sjelljen e një donacioni, në inventar shkollor, për shkollat e Komunës së Malishevës.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Danimarkë, Arton Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë e tij për angazhim në thellimin e bashkëpunimit me komunat në Danimarkë, kontakte të cilat i ka filluar qysh herët dhe beson se shumë shpejtë do të bëhen edhe vizitat e ndërsjella në mes të komunave në vend dhe komunave në Danimarkë.

“Komuna e Malishevës, e filluar kohë më parë këtë bashkëpunim me komunën Lejre në Danimarkë, dhe ky bashkëpunim do të thellohet në ardhmen”, tha konsulli Krasniqi.

Begaj e Krasniqi, biseduan edhe për mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve tjera, sidomos me mërgimtarët tanë në Danimarkë, të cilët praktikisht e kanë mundësuar sjelljen e donacionit në inventar shkollor për shkollat e Malishevës.

Share.