Malishevë, 16 shtator
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim me karakter njoftues, policët e rinj, të gjeneratës së 54 të policisë, të cilët janë angazhuar në Stacionin e Policisë në Malishevë, e të cilët ishin të shoqëruar nga komandanti i stacionit, kapiteni Azem Krasniqi.
Kryetari Begaj, pas prezantimit, i ka uruar policët e rinj, të cilët janë angazhuar të shërbejnë në Malishevë. “Është nder dhe krenari ti shërbesh vendit tënd dhe më shumë se çdo kush tjetër, ju e keni këtë mundësi. Përpiquni ta kryeni detyrën tuaj me nder, ashtu sikur kanë shërbyer kolegët tuaj deri më tani, në shërbim të vendit dhe në mbrojtje të ligjit. Policia e Kosovës, është institucioni më i besueshëm në vend, falë punës dhe përkushtimit të të gjithë zyrtarëve policor, prandaj ju duhet të jeni krenar që i shërbeni vendit”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë urimit të tij për policët e rinj, të cilët tani e kanë marrë detyrën. “Ne së bashku me ju, jemi në shërbim të vendit dhe do të bashkëpunojmë në ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, tha në fund kryetari Begaj.
Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, ka sqaruar se policët e rinj, janë pjesë e gjeneratës së 54 të policisë, ndërsa sa i përket angazhimit të tyre në stacionin në Malishevë, kapiten Krasniqi, deklaroi se “tanimë janë forcuar edhe më shumë dhe nga tani, edhe ofrimi i shërbimit, do të jetë në nivel edhe më lartë dhe do të jenë edhe më efektiv”.

Share.