Kohët e fundit nëpër medie është përfolur se presidenti i klubit të FC Malisheva, Driton Morina, do të jap dorëheqje nga posti që ai mban.

Por këto lajme i ka quajtur të pavërteta dhe gënjeshtra shoku dhe anëtari i kryesisë së klubit, Qëndrim Kryeziu, raporton TV Malisheva.

“Si shok i Presidentit, si anëtar i kryesisë së klubit të FC Malisheva, po iu informoj lidhje me disa gënjeshtra në publik.

 Presidenti i klubit, Driton Morina, nuk e ka ndërmend me dhënë dorëheqje, e as nuk e kemi ndërmend m’i ndërpre planet e klubit.”, ka shkruar Kryeziu, në Facebook.

Madje, Kryeziu  ka treguar edhe planet në vazhdim të klubit.

 

“Ne më 20. 01. 2023 do të vazhdojmë stërvitjet, sipas planit, në Turqi. Të gjitha të tjerat janë vetëm trillime, sa ‘me pi kafen e ditës’. Për ata që iu interesojnë planet tona, ato janë dalja në Europë këtë vit.”

 

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq,

Si shok i Presidentit, si anëtar i kryesisë së klubit të FC Malisheva, po iu informoj lidhje me disa gënjeshtra në publik.

 Presidenti i klubit, Driton Morina, nuk e ka ndërmend me dhënë dorëheqje, e as nuk e kemi ndërmend m’i ndërpre planet e klubit.

Ne më 20. 01. 2023 do të vazhdojmë stërvitjet, sipas planit, në Turqi.

Të gjitha të tjerat janë vetëm trillime, sa ‘me pi kafen e ditës’. Për ata që iu interesojnë planet tona, ato janë dalja në Europë këtë vit.

 Shëndet e mirë u dëgjofshim!

Share.