Kryetari I Haraçinës Ridvan Ibraimi ishte i pakapshëm për të folur për sulmin ndaj tij. Por sherrin e konfirmoi vet ish kryetari i Komunës, Brahim Ajvazi i cili është edhe kryetar i degës së BDI-së në Haraçinë. Ajvazi tha për Alsat se me Ibraimin janë bashkë partiak dhe kanë pasur vetëm mosmarrëveshje politike, por jo problem serioz.
“Ka pasur një mosmarrëveshje por nuk ka pasur diçka serioze. Unë jam kryetar i degës së BDI-së në Haraçinë dhe normal kemi mosmarrëveshje politike por nuk ka pasur diçka serioze ose familjare. Vetëm mosmarrëveshje politike”, u shpreh Braim Ajvazi, kryetar i degës së BDI-së – Haraçinë.
Ajvazi ka deklaruar se nuk mund të flas para kamerës sepse është i angazhuar, duke theksuar se problemi me kryetarin aktual Ridvan ibraimi nuk është diçka serioze. Derisa ekipi i Alsat qëndroi në Haraçinë, aty ishte prezentë edhe policia./Alsat.mk